Loading…

Vetura u hyn në dhomën e ndejës, e thyen murin e shtëpisë … (Foto)

  • 03/09/2017 | 18:30

Vetura u hyn në dhomën e ndejës, e thyen murin e shtëpisë …  (Foto)

Një veturë ka dalë nga rrugë dhe ka përfunduar brenda një shtëpie në York të Anglisë.


4 persona janë lënduar, pasi vetura e theu murin dhe përfundoi krejtësisht brenda shtëpisë, më saktësisht në dhomën e ndejës, ku filloi të merrte flakë, përcjellë Gazeta Metro.

Një person është arrestuar dhe 4 të tjerë janë dërguar në spital, ka njoftuar policia.

Vetura Golf R e shpoi murin e shtëpisë në orën 1:30 pas mesnatës, në rrugën Rawcliffe.

Dy persona po qëndronin në dhomë në ato momente, njëri prej të cilëve pësoi disa lëndime në këmbë, ndërsa të lënduarit tjerë gjendeshin brenda në veturë.

Drejtuesi i automjetit ishte një djalë 20 vjeç, që menjëherë është arrestuar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë