Loading…

Veturat e vjetra, shkaktarë për ndotjen e ajrit

  • 13/12/2016 | 16:50

Veturat e vjetra, shkaktarë për ndotjen e ajrit

Lejimi i importimit të veturave të vjetra nga Qeveria e Kosovës është një ndër shkaktarët e ndotjes së lartë të ajrit në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Kështu ka argumentuar Instituti GAP, teksa ka rikujtuar raportin që kishte hartuar kjo organizatë gjatë muajit tetor të vitit 2015, ku kishte thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ndryshuar kufizimin e importit të veturave nga 8 në 13 vite dhe më pas heqja e tëresishme e këtij kufizimi, ka bërë që vjetërsia e veturave të rritet nga 13 në 18 vite.

Ish-drejtori ekzekutiv i GAP-it, Agron Demi, ka thënë se institucionet qeveritare nuk duhet të interesohen vetëm për rritjen e buxhetit të shtetit, por duhet të marrin për bazë edhe parametrat e ambientit në vendimet që marrin.

“Ministria e Financave nuk duhet vetëm me u interesu për mbushjen e buxhetit, duke e mbush Kosovën me bërllog nga gjithë Evropa, por duhet me vendos importin sipas Euro standardeve; kurse Ministria e Infrastrukturës duhet sa ma parë me vendos kontroll më të rreptë ndaj qendrave të kontrollit teknik duke e përfshi edhe matjen e nivelit të ndotësve që lirohen nga automjetet”, ka thënë Demi.

92834_2-1

“Në dy raste kur Policia e Kosovës ka ndërmarr fushatë për kontroll teknike të jashtëzakonshme, të gjitha automjetet kanë dalur me defekte teknike. Nga 104 automjete të kontrolluara në Gjilan dhe nga 52 në Prizren, 100% prej tyre nuk kanë qenë në gjendje të rregullt teknike, ndër ta edhe 20 autobusë”, ka shtuar ai, në një postim në Facebook.

Në këtë raport, GAP gjithashtu kishte adresuar edhe një problem tjetër që po mundëson qarkullimin e veturave që dëmtojnë ambientin. Sipas tyre, kompanitë e kontrollimit teknik të automjeteve nuk po bëjnë kontrollimin e lirimit të gazrave nga automjetet, siç parashihet me udhëzim administrativ.

Kohët e fundit është aktualizuar çështja e qarkullimit të veturave të vjetra në rrugët e Kosovës, pas raporteve se ndotja e ajrit në Kosovë po arrin nivele shqetësuese. /gazetametro.net

29423_untitled1

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë