Loading…

Veturat më të “çmendura” (Video)

  • 17/11/2016 | 08:33

Veturat më të “çmendura” (Video)

E keni ditur se cilat janë veturat më të vogla dhe më të “çmendura” në planet. Nëse jo, atëherë shikojeni një listë të përmbledhur prej gjashtë veturave.

“The apple car”
Aple është e njohur për revulocionin që ka bërë në teknologji sa i përket kompjuterit, por të krijuarit diçka me të cilën do ta vozisnim, nuk e kemi menduar ndonjëherë. Megjithatë, është paralajmëruar se në vitin 2020 vetura nga kjo kompani do të lansohet në treg.

“Buggati Veyron”
Çfarë do të bënit nëse do të zgjoheshit në një veturë Buggati?. Buggati që do ta shihni në video është vetura më e shpejtë në botë. Shpejtësinë deri në 60 kilometra e rrit për 2.5 sekonda. Shitet për 2.7 milion dollarë dhe ka qenë pjesë e spoteve të personave të famshëm botëror si Keith Urban, Cristiano Ronaldo, Jay-Z dhe Simon Cowell, transmeton lajmi.net.

“Vetura më e vogël në botë”
Është quajtur kështu, pikërisht sepse është e tillë. Është krijuar në Kinë dhe  padyshim që nuk do ta impresiononte një vajzë në takimin e parë. Kushton vetëm 200 dollar dhe është bërë me mendimin që të jetë lodër për fëmijët. Ka hapësirë për afro 500 këngë që të regjistrohen në të gjatë vozitjes, shkruan lajmi.net

“Veturat e policisë në Dubai”
Me siguri që nuk do të fitoni asnjëherë nëse doni të ikni nga policët në Dubai, duke konsideruar faktin se ata shpenzojnë miliona dollar që të transformojnë veturat e garave sportive në ato të patrullimit. Kush nuk do të donte të punonte si polic në këtë rast?

“Vetura e trashë”
Duket sikur ka ngrënë aq shumë sa që i duhet patjetër të mbajë dietë. E dizajnuar nga skulptori austrian, Erwin Wurm, kjo veturë të jep përshtypjen sikur është bërë vetëm për ta treguar si krijim artistik, se që mund të përdoret për vozitje. Ai gjithashtu është përgjegjësi i një shtëpie po ashtu të trashë, të cilat janë të ngjajshme sa i përket dizajnit.

“Lamborghini Veneno Roadster”
Vetura Lamborghini është padyshim vetura më e shtrejtë në botë. Shitet për 4.3 milion dollar amerikanë. Mund të rrisë shpejtësinë deri në 60 kilometra për 2.9 sekonda. E ka formimin të atillë që mund të ketë shpejtësinë normale 220 km/h.

Në videon më poshtë, mund të njoftoheni me secilën veturë më gjerësisht./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë