Loading…

Vezhguesit e Bashkimit Europian dalin tek vendi ku u helmuan 26 zyrtarë të KQZ’së

  • 13/10/2019 | 14:58

Vezhguesit e Bashkimit Europian dalin tek vendi ku u helmuan 26 zyrtarë të KQZ’së

Rreth 26 zyrtarë të KQZ’së janë helmuar sot në Ministrinë e Infrastrukturës ku po numëroheshin edhe disa vota që ishin sjellur nga Serbia, ndërsa 9 gra janë shtruar në Klinikën Infektive të QKUK’së, ku dy prej tyre kanë qenë shtatzënë,  e në vendin e ngjarjes kanë dalur vëzhgues  të Bashkimit Evropian, edhe shkruan Gazeta Metro.


Vëzhguesit e Bashkimit Evropian që kanë ardhur në Kosovë për të monitoruar zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, kanë shkuar afër objektit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Kjo pasi aty dyshohet se 26 persona nga KQZ’ja kanë alergji në duar.

Ndryshe, Shpend Fazliu zëdhënës i SHSKUK’së ka thënë se “Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femrore, dy prej tyre shtatzënë, me kruarje të duarve të intenzitetit të ultë. Dy nga to kanë patur edhe vjellje”,/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë