Loading…

Viber sjell GIF’in (Foto)

  • 22/12/2016 | 23:49

Viber sjell GIF’in (Foto)

Një herë e një kohë nevojat tuaja të komunikimit sillen vetëm rreth dy aplikacioneve: WhatsApp për mesazhe me tekst dhe Viber për telefonata zanore. Por përgjatë viteve këto dy aplikacione kanë filluar të ngjajnë së shumti mes tyre.


Së fundi, Viber por sjell disa shtesa të reja të cilat të japin ndjesinë e një aplikacioni komunikimit të 2016-tës në përpjekje për të kapur konkurrentët.

Video mesazhet

viber-gif

Veçoria e parë është dërgimi i video mesazheve. Ky funksion mund të aksesohet përmes një ikona rrethore ngjitur me fushën kur shkruani tekst dhe janë të kufizuara në 30 sekonda.

Ngjashëm me dërgimin e video mesazheve në WhatsApp, mjafton të mbani të shtypur butonin e video komunikimit brenda një bisede. Sapo ta lëshoni mesazhi dërgohet automatikisht.

Duhet të dini se këto video janë thjeshtë pamje vizuale, pa zë. Kjo do të thotë se ngjajnë më shumë me imazhe të animuara GIF.

Imazhet GIF

Meqë ra fjala tek imazhet e animuara GIF, mbështetjen për këto përmbajtje Viber i quan shtojca. Kjo praktikë është e ngjashme me Facebook Messenger ku mund të dërgoni përmbajtje GIF të zhvilluara nga palë të treta.

Shtojcat e Viber bëjnë të mundur dërgimin e imazheve GIF nga Giphy, TheMovieDB dhe Wikipedia. Për tu qasur në shtojcat e reja shtypni butonin “@” në fushën e shkrimit të tekstit.

Viber premtoi se do të sjellë më shumë shërbime të palëve të treta përmes shtojcave në një të ardhme të afërt.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë