Loading…

Video e re e momentit të arrestimit të mësuesit ‘gylenist’ në Gjakovë

  • 02/04/2018 | 21:43

Video e re e momentit të arrestimit të mësuesit ‘gylenist’ në Gjakovë

Një video e re e siguruar nga T7 tregon momentin e arrestimit të njërit nga mësuesit e shkollave të Gylenit në Kosovë.


Ai ishte në mesin e gjashtë turqve që u deportuan nga Kosova, ku ishin pesë mësues dhe një mjek, shkruan gazetametro.net.

Në video shihen disa persona teksa i afrohen mësuesit në objektet shkollore, të cilin e kapin për krahësh dhe e nxjerrin nga objekti shkollor.

Ndërkohë, arrestimi që po shfaqet në këto video krijoi shumë polemika dhe kaos në institucione, pasi të tre kreret e institcioneve më të mëdha thanë se nuk kishin dijeni.

Pas këtyre ngjarjeve dhe kundërshtimeve të liderëve, presidenti turk Erdogan shpërtheu në kërcënime ndaj Haradinajt, të cilat vazhduan për tri ditë me radhë.

Haradinaj, ndërkaq, iu përgjigj shkurtimisht dhe butë presidentit turk, duke i thënë se nuk do të lejojnë që askush të përzihet në punë të brendshme./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë