Loading…

VIDEO| E rëndë, publikohen pamjet ku shqiptari e privon nga jeta shitësin grek

  • 10/11/2021 | 08:25

VIDEO| E rëndë, publikohen pamjet ku shqiptari e privon nga jeta shitësin grek

Janë publikuar pamjet nga vrasja e shitësit grek në Selanik, i cili u vra të shtunën nga një 27-vjeçar shqiptar dhe një grek.


Mediat greke kanë publikuar pamjet nnga kamera e sigurisë që ndodhej brenda dyqanit.

Në pamje shihet 27-vjeçari shqiptar që hyn brenda dyqanit i veshur me kapuç, i maskuar, me rroba të zeza dhe në dorë mbante një dyshek. Në këtë moment, shqiptari nxjerr pistoletën që e mbante të fshehur brenda dyshekut.

Ai i kërkon shitësit të dyqanit, të identifikuar si Mario, që të nxjerrë paratë nga kasa.

Pasi mori shumën që kërkoi, 27-vjeçari donte para të tjera, që sipas pamjeve, mendohet se shitësit i ka thënë për të nxjerrë pjesën tjetër që i mbante të fshehura në një vend të dytë.

Teksa iu afrua 44-vjeçarit, ky i fundit tentoi të çarmatoste shqiptarin dhe u përpoq t’i merrte pistoletën, ku mes tyre pati përleshje fizike.

Në pamje duket qartë momenti kur gjatë konfrontimit fizik, arma shkrepet dhe plumbi kap shitësin e dyqanit 44-vjeçarin i cili mbeti i vdekur në vend.

27-vjeçari shqiptar u arrestua brenda një kohe të shkurtër nga policia greke pas ngjarjes së rëndë.

Ai doli para gjykatës dhe akuzohet për vrasje, grabitje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë