Loading…

VIDEO| Kerset boksi në aeroportin italian: Ky është momenti i përleshjes së shqiptarëve

  • 26/06/2022 | 23:35

VIDEO| Kerset boksi në aeroportin italian: Ky është momenti i përleshjes së shqiptarëve

Dy grupe shqiptarësh që po qëndronin në radhë për të bërë check-in në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias janë përfshirë në një sherr masiv.


Së fundmi mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet e sherrit masiv në aeroportin e Umbrias.

Mediat italiane raportojnë se përleshja mes shqiptarëve ndodhi pasditen e së shtunës, teksa ata filluan të gjuanin me grushte e shqelma njëri-tjetrin.

Një nga dëshmitarët e shumtë në aeroport rrëfeu: “Një prej shqiptarëve përfundoi në tokë, ndërsa tjetri e kapi dhe vazhdoi ta godiste me grushte, ishte si një raund i MMA.”

Kanë qenë policët italianë që kanë ndërhyrë për ndarë shqiptarët. Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur dhe raportohet se janë dërguar në spital./abcnews.al/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë