Loading…
Makina drejtohet me autopilot, shoferi vetëm e shkruan adresën |VIDEO
  • 26/04/2019 | 08:48

Makina drejtohet me autopilot, shoferi vetëm e shkruan adresën |VIDEO

Miliarderi ekscentrik Elon Musk para do kohe ka bërë të ditur se deri në fund të vitit kompania e tij Tesla do të zhvillojë një automjet tërësisht autonom, transmeton Gazeta Metro.

Ndonëse Autopiloti i tyre autonom qysh tash mund të frenojë në rast ndeshjeje apo ta mbajë automjetin brenda shiritit të qarkullimit, drejtori i Teslas ka paralajmëruar se deri në fund të vitit do të ketë teknologjinë për ngarje tërësisht autonome, por se shoferi edhe më tej do të duhet ta përcjellë ngarjen, në mënyrë që në rast të ngjarjeve të papritura të mund të reagojë me kohë.

Si pengesë Musk ka përmenduar rregullativën e tanishme ligjore rreth lejimit të kësaj teknologjie.

Pasi që këto ditë kanë paralajmëruar se automobili Tesa 3 do të ketë Autopilotin si pajisje standarde, në Tesla kanë publikuar një video me demonstrimin e gjeneratës së re të Autopilotit i cili mundëson ngarje tërësisht të pavarur të Tesla 3, ku shoferi fare nuk merr pjesë, pos që në navigacion e shënon adresën në të cilën do të shkojë.

Shikojeni videon:/gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë