Loading…

VIDEO| Momenti kur forcat izraelite shpëtojnë një fëmijë dhe një grua në Turqi

  • 08/02/2023 | 19:55

VIDEO| Momenti kur forcat izraelite shpëtojnë një fëmijë dhe një grua në Turqi

Në mesin e shumë ekipeve të kërkim shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi janë edhe forcat izraelite të cilat kanë arritur që të shpëtojnë një grua 23 vjeçe dhe një fëmijë dy vjeç, transmeton Gazeta Metro.


Kanë qenë forcat izraelite të cilat kanë shpërndarë një video të ekspertëve të kërkim-shpëtimit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit teksa nxjerrin një grua 23 vjeçare nga rrënojat e tërmetit në Turqi.

“Shikoni teksa ekspertët e kërkim-shpëtimit të IDF-së e nxjerrin të sigurt këtë grua 23-vjeçare pas tërmetit shkatërrues në Turqi. Për Forca Izraelite nuk ka mision më të madh sesa shpëtimi i një jete”, shkruhet në postimin e tyre në Twitter.

Gjithashtu këto forca të cilat janë duke kërkuar mbi 50 orë nën rrënoja, kanë arritur ta shpëtojnë gjithashtu një fëmijë dy vjeç.

“Një foshnjë dyvjeçare u shpëtua e gjallë nga ekipet e shpëtimit të IDF në Turqi pas më shumë se 50 orësh në rrënoja. Mos u dorëzo kurrë”.

/gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë