Loading…

VIDEO| Pas aksidentit tragjik, i dyshuari kërkon të vdesë edhe vetë

  • 05/08/2022 | 21:03

VIDEO| Pas aksidentit tragjik, i dyshuari kërkon të vdesë edhe vetë

“O a u vdekë bre, o ma mirë me vdekë edhe uneee..” – kështu pyeste e lutej një i ri, i cili dyshohet se në orën e parë të së premtes shkaktoi një aksident në rrugën “Fahri Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet, ku pësoi me jetë një 19-vjeçar.


J.S. nuk u mbijetoi plagëve të mara nga makina, e cila e goditi atë teksa viktima ishte duke ecur trotuarit me një tjetër qytetar. Aksidenti, sipas dëshmitarëve, ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të një veture, e cila goditi dy makina të parkuara në trotuar, të cilat goditën për vdekje këmbësorin, njofton Klan Kosova.

I dyshuari për shkaktimin e aksidentit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Por, fillimisht ai është trajtuar në emergjencën e QKUK-së, ku ka marrë trajtim për shkak të shokut traumatik që e ka pësuar nga ngjarja.

Mjekja, e cila e ka trajtuar, Krenare Makolli, i tha Klan Kosovës, përmes telefonit, se i dyshuari është pranuar në gjendje të rëndë psikike dhe është këshilluar policia që në rast se nuk i përmirësohet gjendja, të dërgohet në psikiatri.

Banorët e lagjes “Kodra e Trimave”, të tronditur nga ngjarja, kritikuan komunën se nuk e ka bërë shenjëzimin horizontal e vertikal të rrugëve, e cila do të parandalonte aksidentet. Sipas tyre, shpejtësia e lejuar në këtë zonë është 40 km/h, ndërsa vozitësit ngasin makinat mbi 100 km/h, për çka, sipas tyre, aksidentet këtu janë të shpeshta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë