Loading…

VIDEO| Personi që theri me thikë fëmijët francez është refugjat sirian

  • 08/06/2023 | 13:30

VIDEO| Personi që theri me thikë fëmijët francez është refugjat sirian

Sulmi në qytezën jug-lindore të Frances, Annecy, ka tronditur Francën. Personi që ka kryer krimin është një 45 vjeçar me prejardhje siriane sipas policisë, transmeton Gazeta Metro.


Sulmi është kryer në një park të mbushur me fëmijë të kësaj qyteze ku siriani 45 vjeçar, po qëndronte në Francë si refugjat.

Mediat franceze kanë raportuar se së paku 8 persona, shumica e tyre fëmijë janë therur me thikë ku disa nga ta janë në gjendje kritike.

Disa nga fëmijët e lënduar kanë qenë vetëm 3 vjeçar, raporton BBC.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se i gjithë kombi është në shok pas këtij sulmi.

Gjithashtu kryetari i qytezës ka denoncuar këtë sulm dhe ka thënë se do ta mbajnë një konferencë për shtyp gjatë ditës./gazetametro.net

Sulm mizor në Francë: Theren me thikë 6 fëmijë në një park

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë