Loading…

Video që ka mbi 12 milionë shikime: Djaloshi shqiptar shënon gol në rrugë dhe bën shqiponjën

  • 08/05/2021 | 11:49

Video që ka mbi 12 milionë shikime: Djaloshi shqiptar shënon gol në rrugë dhe bën shqiponjën

Një vogëlush me origjinë shqiptare ka befasuar një person i cili bën video të ndryshme me topin e futbollit, në rrugë të qyteteve të ndryshme europiane, shkruan Gazeta Metro.


‘SPORTbible Australia’ në faqen e Facebookut, muajin e kaluar ka publikuar një video ku një person me top të futbollit dhe me një portë të vogël, kishte dalur në rrugë që t’i afrohej njerëzve me to dhe nëse do mund të shënonin gol.

Video e cila zgjat tre minuta, kishte ballafaquar dhjetëra persona me këtë sport por që të paktë ishin ata që shënuan gol.

Njëri nga ta që dha gol ishte një djalosh i vogël me duks të kuq.

Ajo që bie në sy është se në momentin që shënon gol, ai bën shqiponjën me dy duar.

Aktualisht video ka mbi 12 milionë shikime, mbi 75 mijë pëlqime dhe mijëra komente.

Në minutën 00:17, keni pjesën ku djalosh shqiptar shënon gol dhe bën shqiponjën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë