Loading…

VIDEO: Rusi i shpallur ‘non-grata’ nga MPJD e Presidenca, endet si kapadai në mes të Prishtinës

  • 01/11/2021 | 19:55

VIDEO: Rusi i shpallur ‘non-grata’ nga MPJD e Presidenca, endet si kapadai në mes të Prishtinës

Rusi Denis Vengerskii, i shpallur “non-grata”, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Presidenca, është parë gjatë ditës se djeshme në qendër të Prishtinës, vetëm 200 metra larg Qeverisë dhe Presidencës, ka raportuar ‘Zona Zero’, përcjellë Gazeta Metro.


E gjithë ajo zhurmë që ishte bërë pas dëbimit të dy rusëve nga, nga MPJD dhe Presidenca e Kosovës, nuk duket të ishte edhe aq efikase, duke pas parasysh, se vetëm disa ditë pas largimit të tyre, njërit nga dy rusët e dëbuar nga territori i Kosovës, Denis Vengerskii, është parë në qendër të Prishtinës.

Me anë të një shkrimi në Facebook, të datës 22 tetor, presidentja Vjosa Osmani kishte publikuar kërkesën e saj dhe të MPJD për shpalljen e dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë “non-grata”, ndërsa kishte thënë se ky veprim vjen për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Videon e ka publikuar ‘Zona Zero’ në Top Channal.

Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë identifikuar nga llupa e institucioneve të Kosovës, të cilat kanë dalë në përfundim se veprimtaria e tyre cenon sigurinë kombëtare.

Ndërsa, zyrtari tjetër, Alexey Kryvosheevi i shpallur “non-grata” në Kosovë ishte dëbuar edhe nga Shqipëria./gazetametro.net

Me kërkesë të Vjosa Osmanit shpallen persona non-grata dy zyrtarët rus në Kosovë

Rusi i shpallur ‘non-grata’ në Kosovë ishte dëbuar edhe nga Shqipëria

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë