Loading…
Videoja që po bën xhiron në internet: Melania refuzon të puthë në buzë Donald Trump
  • 20/06/2019 | 12:49

Videoja që po bën xhiron në internet: Melania refuzon të puthë në buzë Donald Trump

Që marrëdhënia mes Donald Trump dhe Melanias nuk është në periudhën më të mirë, të paktën në sytë e publikut, kjo nuk është një gjë e re.


Nuk janë të rralla rastet kur gjuha e trupit që kanë në daljet para mediave, tregon se ka tension mes tyre, ose më qartë akoma, kur Melania thjesht refuzon ti japë dorën presidentit të SHBA-së.

I tillë ka qenë dhe rasti i fundit, dy ditë më parë në rikandidimin e Trump për postin e Presidentit në mandatin e ardhshëm. Siç do ta shini në video-n e mëposhtme, Melania i thotë turmës së nejrëzve: “Ka qenë një nder për mua të shërbej për këtë vend të jashtëzakoshëm këto vitet e fundit. Mezi pres ta bëj këtë gjë edhe për 6 vite të tjera.” dhe në momentin që do ti japë fjalën bashkëshortit të saj, shkon drejt tij për ta takuar por shmang puthjen me të.

Që të jemi të sinqertë, ndoshta ajo ka ndaluar para tij për ti thënë diçka ose thjesht për ti uruar fat dhe më pas e ka puthur në faqe, por gjithsesi preferojmë të mendojmë që ka shmangur puthjen në buzë. Sepse duam dramat!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë