Loading…

Vidhet shtëpia e policit të vrarë Izet Demaj

  • 29/10/2019 | 21:06

Vidhet shtëpia e policit të vrarë Izet Demaj

Është bastisur shtëpia e ish-policit  Izet Demajt që u vra gjatë një grabitje në një bank, shkruan Gazeta Metro.


Shtëpia e heroit Izet Demajt, është vjedhur nga hajnat të shtunën që kaloi.

“Të shtunën e javës që shkoi janë vjedhur dy shtëpitë në fshatin Vrellë të Istogut, e njëra nga shtëpitë është shtëpia heroit Izet Demajt, vepër penale kjo që cilësohet si “vjedhje e rëndë”. Policia ende nuk i ka identifikuar hajnat, megjithatë hetimet po vazhdojnë”, ka konfirmuar Ibraj për Gazetën Express.

Tutje, Ibraj tha se ende nuk dihet se sa është vlera e dëmit.

Polici nga Vrella e Istogut, Izet Demaj, u vra afër një vit më parë nga Kamer Metaj, në përpjekje për të parandaluar një vjedhje që po ndodhte në nje bankë në qytetin e Istogut./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë