Loading…

Vigan Qorrolli dështon të bëhet gjykatës i Kushtetueses, eliminohet nga gara

  • 29/12/2021 | 18:09

Vigan Qorrolli dështon të bëhet gjykatës i Kushtetueses, eliminohet nga gara

Vigan Qorrolli është eliminuar nga gara për t’u bërë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, transmeton Gazeta Metro.


Hilmi Jashari do të jetë pjesë e raundit të tretë të votimit për dy gjyqtarët e Kushtetueses pasi në votimin e përsëritur ka marrë më shumë vota se Vigan Qorolli.

Jashari dhe Qorolli kishin marrë vota të barabarta në raundin e dytë të votimit – nga 18, pas së cilës kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se nevojitet një votim tjetër për vetëm këta dy kandidatë.

Në procesin e votimit morën pjesë 75 deputetë, prej të cilëve vota ishin të pavlefshme 12.

Hilmi Jashari mori 38 vota, ndërsa Vigan Qorolli 25 vota. Në këtë mënyrë, Jashari i bashkëngjitet Etrur Malokut e Bardh Bokshit në raundin e tretë për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë