Loading…

Vijnë kritikat e para për marrëveshjen ‘historike’ të nënshkruar nga ministrat e G7-ës

  • 06/06/2021 | 11:47

Vijnë kritikat e para për marrëveshjen ‘historike’ të nënshkruar nga ministrat e G7-ës

Një ditë më parë vendet e G7 nënshkruan një marrëveshje që detyron kompanitë e mëdha shumëkombëshe të paguajnë më shumë taksa. Ky vendim është kritikuar, raporton BBC.


Ministrat e financave të G7 u takuan në Londër për të luftuar shmangien e taksave, duke vendosur që kompanitë e mëdha të paguajnë më shumë taksa në vendet ku bëjnë biznes. Firmat gjigante të teknologjisë që ka të ngjarë të ndikohen, i kanë mirëpritur rregullat e reja.

Marrëveshja e së shtunës midis kombeve të pasura të G7 si  SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Kanadaja, Italia dhe Japonia mund të sjellë miliarda dollarë drejt qeverive, që do të përdoren për të përballuar pasojat e krizës së Covid.

Kancelari britanik i Thesarit Rishi Sunak, i cili priti samitin, tha se marrëveshja do të krijonte “një sistem më të drejtë taksash të përshtatshëm për Shekullin 21”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë