Loading…

Vijojnë punimet për Muzeun Hebraik, Gonxhja: Ky muze do t’i kushtohet historisë së komunitetit hebre në Shqipëri

  • 09/08/2026 | 18:21

Vijojnë punimet për Muzeun Hebraik, Gonxhja: Ky muze do t’i kushtohet historisë së komunitetit hebre në Shqipëri

 Në Vlorë, po vijojnë punimet për ndërtimin e Muzeut Hebraik, një projekt që po realizohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në kuadër të rehabilitimit të Qendrës Historike të qytetit.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, theksoi përmes një postimi në rrjetet sociale, se muzeu do t’i kushtohet historisë së komunitetit hebre në Shqipëri dhe do të shërbejë si një hapësirë për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës së bashkëjetesës mes popullit hebre dhe atij shqiptar.

“Ky muze do t’i kushtohet historisë së komunitetit hebre në Shqipëri dhe do të ruajë e promovojë kujtesën e bashkëjetesës së popullit hebre me popullin shqiptar, duke pasuruar hartën muzeore të vendit me një destinacion të ri kulturor dhe edukativ për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”, shkruan Gonxhja.

Sipas tij, paralelisht me ndërtimin e Muzeut Hebraik, po planifikohet edhe një ndërhyrje e integruar për Muzeun Etnografik të Vlorës, një monument me vlera të veçanta historike.

“Paralelisht, po planifikohet një ndërhyrje e integruar që do të përfshijë edhe Muzeun Etnografik të Vlorës, një monument me vlera të veçanta historike, gjendja e të cilit kërkon ndërhyrje të menjëhershme restauruese dhe një koncept të ri muzeal, në përputhje me standardet bashkëkohore”, theksoi ai.

Muzeu Hebraik Shqiptar do të jetë pjesë e kompleksit kulturor të Vlorës, pasi ndodhet afër tre muzeve të tjerë, Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Muzeut Historik dhe Muzeut Etnografik.

Godina ku po ngrihet ky muze është një ndërtim i fundshekullit të XIX dhe ndodhet në Qendrën Historike të Vlorës.

I projektuar nga studioja e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects”, Muzeu Hebraik po realizohet me një financim prej 280 milionë lekësh.

Ky muze do të rrëfejë një historinë shekullore të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe popullsisë hebreje, por edhe do të kthehet në një qendër që gjeneron dialog mbi tolerancën dhe mirëkuptimin mes popujve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë