Personi që vdiq nga aksidenti i rëndë para më shumë se një orë në qytetin e Gjilanit, mësohet të jetë pronar i një furre të njohur në këtë qytet.
Gazeta Metro mëson nga burimet e saj se bëhet fjalë për pronarin e furrës ‘Qoqaj’.
Ndërkohë, bëhet e ditur se edhe 10 persona tjerë janë të lënduar rëndë.
Aksidentin sipas informacioneve të para e shkaktoi kamioni i kompanisë së ujit të ‘Pejës’.
Dyshohet se të njëjtit i ka dështuar sistemi i frenimit, si pasojë e të cilit ka goditur 7-8 vetura.
Gazeta Metro do ju mbajë të informuar me ngjarjen….