Loading…

Viktima e parë nga reshjet në Shqipëri

  • 08/11/2016 | 15:05

Viktima e parë nga reshjet në Shqipëri

Reshjet e mëdha në Shqipëri përveç dëmeve materiale kanë sjellë deri edhe te vdekja e një personi.

Sipas të dhënave që vijnë nga Policia e Korçës mësohet se viktima është një femër me inicialet M.A dhe se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Këtu thuhet se viktima është rrëmbyer nga ujërat e lumit në këtë fshat, raporton Alsat-m.

Trupi i pa jetë i viktimës është duke u kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë, shkruan gazetametro.net.

Qarku i Vlorës gjatë gjithë natës e edhe në këto momente është përballur me reshje të intensitetit të dendur.

Poashtu edhe qarqet shkodër, Fier, Lezhë kanë reshje të dendura të shiut.

Gazetametro.net ka raportuar gjatë ditës së sotme edhe për bllokimin që i kanë bërë reshjet e shiu autostradës Durrës-Tiranë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë