Loading…

Viktimizohet Vucic: Do të bëj gjithçka që zëri i serbëve nga Kosova të dëgjohet

  • 04/12/2022 | 11:02

Viktimizohet Vucic: Do të bëj gjithçka që zëri i serbëve nga Kosova të dëgjohet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se serbët nga Kosova ballafaqohen me probleme të përditshme të cilat, siç tha, “i imponohen nga ata që përpiqen të vjedhin atë që nuk është e tyre”


Sipas tij, serbët nga Kosova nuk duan ta vuajnë më siç e quajti ai “atë terror”.

Vuçiq në një postim në llogarinë e “Ardhmja e Serbisë” shtoi se do të bëjë gjithçka që zëri i serbëve nga Kosova të dëgjohet.

“Dhe unë do të vazhdoj gjithmonë dhe në çdo vend të luftoj për popullin tonë dhe vendin tonë. Serbia do të fitojë”, tha Vuçiq në një postim në llogarinë E ardhmja e Serbisë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë