Loading…

Villa e Enver Hoxhës që me vite ka tmerruar shqiptarët, sot vendi ideal për të pushuar në Sarandë

  • 14/06/2019 | 17:59

Villa e Enver Hoxhës që me vite ka tmerruar shqiptarët, sot vendi ideal për të pushuar në Sarandë

Gjithçka që kishte të bëj me komunizmin sot nuk kujtohet për të mirë. Shqiptarët e kanë vuajtuar atë kohë shumë, dhe sidomos vendet kur komunistët kanë zhvilluar veprimtaritë e tyre, ngjashëm si një villë në Sarandë, shkruan Gazeta Metro.


“Santa Quaranta” sot është një nga hotelet më të mira e luksoze në Sarandë, por dikur ka qenë villë e ish-dikatorit shqiptar Enver Hoxha, dhe kamp i punëtorëve të tij. Me pamje nga deti Jon, do të duheshin të kapërceheshin 25 vite, që sot, kushdo që pushon në Sarandë të bëhet kurioz dhe të shkojë tek ish Kampi i puntorëve.
“Aty nuk pushojnë më “shenjtorët” e komunizmit, siç ka pas qenë shpall klasa punëtore në atë kohë, por mijëra pushues kryesisht të ri, që i gëzohen hapësirës gjigande, plazhit të ri, diskove, restorantit dhe klubeve të ditës dhe natës.

Ndërtesa e vjetër ka ruajtur formën e saj, por e bardha e re dhe arkitektura moderne kanë përmbysur gjithçka për nga standartet. Santa Quaranta ka një kilometër plazh me kapacitet për 5000 turistë. Aty mund të vendosësh po ashtu të frekuentosh pjesën më , të shumëpreferuarat “shkuma party”. Por qëllimi i këtij resorti nuk është ky.

Këto janë vetëm disa nga detajet që të bien në sy si një frekuentues i plazheve shqiptare, ku shkarazi, ende pa i hedhur një sy gjithë vendit ti kupton se je brenda territorit të një resorti luksoz.

Çdo gur i vënë ka të gdhendur historinë e një investimi sa “marramendës’ aq edhe serioz, në kulturën tonë të munguar të resorteve të mirëllta turistike. Prej katër vitesh në këtë vend janë mbjellë rreth 2000 pemë, për të ndihmuar gjelbërimin, ndërsa godina e rikonstruktuar tërësisht si brenda edhe jashtë ofron 100 dhoma hoteli./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë