Skuadra e Levantes edhe matematikisht ka rënë nga La Liga pas humbjes me rezultat të thellë mbrëmë ndaj Real Madrid 6-0. Kapiteni i skuadrës, Jose Luis Morales në intervistën pas ndeshjes ka ‘shpërthyer’ në lot derisa për ta mbështetur atë shkoi sulmuesi brazilian, Vinicius Junior, transmeton Gazeta Metro.
Sulmuesi i talentuar, Vinicius Junior në ndeshjen e mbrëmshme realizoi het-trik kundër Levantes, por gjesti i tij për të shkuar ta përqafoi pas takimit kapitenin e tyre është bërë shumë viral.
Muy grande Vinicius consolando y animando a Morales pic.twitter.com/OYPumECG5U
— il Mourinhø Blancø (@musicoloko7) May 12, 2022
Morales në intervistën e parë pas rënies nga liga tha: ”Dua të falënderoj tifozët tanë, por këtë sezon nuk kemi qenë në lartësinë e duhur. Është shumë e vështirë për të gjithë, për familjet tona dhe të tyret.”
Ndërsa ai vazhdoi duke ju dhënë optimizëm tifozëve se synimi për edicionin e ardhshëm është të rikthehen përsëri në elitën e futbollit spanjoll.
”Ne duhet të përpiqemi t’i rikthejmë ata në La Liga vitin e ardhshëm. Është situatë e vështirë, sepse ne jemi fajtorët kryesorë të rënies,” deklaroi 34-vjeçari.
Levante me gjasë do ta përfundoi sezonin në vendin e fundit në tabel, ku momentalisht ka 29 pikë dhe pas katër edicionesh duhet të rikthehet përsëri në Segunda Division. /gazetametro.net