Loading…
Virusi Ebola tash e tutje do ketë shërim
  • 13/08/2019 | 14:47

Virusi Ebola tash e tutje do ketë shërim

Ebola nuk është më e pashërueshme pasi eksperimenti që u realizua në Kongo zbulon se trajtimi me ilaqe ndihmon në shërimin e saj, shkruan Gazeta Metro.


Dy ilaçe eksperimentale me një përzierje antitrupash tani do t’u ofrohen të gjithë pacientëve të infektuar me sëmundjen virale pas një shpërndarje të madhe të këtij virusi në Republikën Demokratike të Kongos (DRC).

Shkencëtarët janë një hap më afër të qenit në gjendje të kurojnë ethet vdekjeprurëse hemorragjike të Ebolës pasi dy ilaçe eksperimentale rezultuan me shkallë mbijetese deri në 90% në një provë klinike në Kongo. Ilaçet treguan rezultate “efektet më të mira”, sipas Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të Amerikës (NIAID), pasi u zhvilluan dhe testuan në katër trajtime të njerëzve të prekur me këtë virus .

Ebola është përhapur në Kongo lindore që nga gushti i vitit 2018 dhe deri tani ka vrarë të paktën 1.800 njerëz. Përpjekjet për ta kontrolluar atë janë penguar nga dhuna e pushtuesve dhe nga një rezistencë lokale ndaj ndihmës së jashtme. Një shpërthim i gjerë i Ebolës në Afrikën Perëndimore nga 2013 deri në 2016 u bë më i madhi në botë kur u përhap në Guinea, Liberia dhe Sierra Leone dhe vrau më shumë se 11.300 njerëz.

Hetimi i  trajtimit në Kongo, i cili filloi në nëntor të vitit të kaluar, po kryhet nga një grup ndërkombëtar kërkimi i koordinuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (ËHO). Mike Ryan, kreu i programit të urgjencave të OBSH-së, tha se rezultatet pozitive të eksperimentit ishin inkurajuese por nuk do të ishin të mjaftueshme për ta ndalur totalisht epideminë. “Lajmet sot janë fantastike. Do kemi një mjet më shumë në kutinë tonë të mjeteve kundër Ebola-s, por nuk do të ndalojë në tërësi Ebola-n,” u tha ai gazetarëve.

Dy ilaçet premtuese bëhen nga antitrupa,proteina  të prodhuara nga sistemi imunitar për tu mbrojtur nga infeksioni./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë