Loading…

Viti 2017, koha kur Gërvalla kritikonte partinë e Kurtit: Partnerët e VV’së janë miqtë e vetëm të Putinit dhe Vucicit

  • 04/05/2021 | 22:32

Viti 2017, koha kur Gërvalla kritikonte partinë e Kurtit: Partnerët e VV’së janë miqtë e vetëm të Putinit dhe Vucicit

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një postim me 23 shtator të vitit 2017, kishte kritikuar Vetëvendosjen (VV) se partnerët e saj ishin takuar me Milosevicin gjatë viteve 90’ta, shkruan Gazeta Metro.


Donika Gërvalla, është atakuar në masë të madhe kohëve të fundit për një deklaratë të mëhershme ku thoshte se është e gatshme të deponojë materiale në Gjykatën Speciale.

Madje në media është publikuar edhe deklarata e saj ku ish-shefin e Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi, e quante “figurë e botës së krimit”.

Mirëpo edhe në një postim të vitit 2017, Gërvalla përqeshte VV’në e cila bënte thirrje tek shqiptarët të votojnë një parti të caktuar në Gjermani.

Ajo bënte thirrje që shqiptarët të votojnë kundër atyre që bënte thirrje partia e Kurtit.

Gërvalla në këtë postim thoshte se partnerët e VV’së në Gjermani, gjatë viteve të 90’ta ishin takuar me Milosevicin.

“Të dashur shqiptarë me të drejtë vote në Gjermani. Votoni kë t’jau marrë mendja, por kujdes, mos votoni partnerin e VV-së në Gjermani, partinë e majtë “Die Linke”.  Janë miqtë e vetëm të Putinit dhe të Vuçiqit në Gjermani, kundërshtarët më të mëdhenj të angazhimit për Kosovën në këtë vend demokratik dhe të përparuar.  Votoni partitë tradicionale, ato që përkrahën ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës dhe jo partnerët e VV, të cilët në vitin 1999, në kohën kur bota e civilizuar kërkonte zgjidhje për Kosovën dhe qytetarët e saj, shkonin dhe takoheshin me xhelatin Milloshevic dhe përcillnin mesazhet e tij në parlamentin gjerman”, thuhet në shkrimin e Gërvallës të 23 shtatorit të vitit 2017.

Më poshtë keni postimin e saj. /gazetametro.net

Hahahahaha
VV të gjitha sfidat në Kosovë i paska kry e tash po na tregon se kë duhet të votojnë shqiptarët në…

Posted by Donika Gërvalla-Schwarz on E premte, 22 Shtator 2017

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë