Loading…

Viti 2021 sipas Goranit: U prishën familjarët e miqtë mes vete për politikë

  • 29/12/2021 | 21:19

Viti 2021 sipas Goranit: U prishën familjarët e miqtë mes vete për politikë

Analisti, Dukagjin Gorani, ka thënë se viti 2021 do të mbahet në mend për krijimin e ndasive miqësore e familjare për tema politike, shkruan Gazeta Metro.


“Ndasia e shoqërisë e shkaktuar për shkak të mobilizimit politik dhe partiak. Mendoj se ka qenë dukuri e keqe, vazhdon të jetë dhe mendoj se është dashur përnime të angazhohemi që ndasia të kthehet në nivel rivaliteti dhe jo të ndasisë. Gjatë këtij viti kam parë familjarë që ndërmjet vete nuk kanë folur për shkak të dallimeve partiake. E kjo është ekskuzlivisht për shkak të lojaliteteve dhe përkatësive partiake. Këtë nuk e kamë as gjatë 90-tave dhe gjatë çlirimit. Pa nevojë mendoj se shoqëria mundohet të armiqësojë veten. Nëse nuk gjendet një formë e korigjimit, mendoj se shoqëria jonë mund të bie në një situatë të heshtur të konfliktit shoqëror. Që mua personalisht më pengon pasi nuk mendoj se ka dicka kaq të rëndësishme që mundet të ndajë shoqërinë deri në këtë masë. E nuk mendoj asesi se ka dicka të tillë që të ndajë familjarët mes vete, miqtë mes vete, e të ndajë ne “ne” dhe “ata””, thotë ai.

Tutje, Gorani ka thënë se do të ishte mirë që sa janë festat të ndalemi e ta mirëkuptojmë njëri-tjetrin.

“Përshembull kur shkon njeriu në Sarajevë, kur thonë sarajevasit “ata”, ti e di për kënd mendon. Armiqësia, urrejtja dhe mosdurimi mbetet në atë fjalë. Kam parë gjatë kësaj kohe të fundit se ka një angazhim të madh të mbetet kjo ndasi në shoqërinë tonë. Kishte qenë mirë se sa janë festat, si në këtë rast, të ndalemi e të mirëkuptojmë njëri-tjetrin ashtu që ndasitë të mos kthehen në nivel të armiqësisë. Pasi ato tani vëzhtirë mund të ndalen. Kushdo që e mban mend historinë e këtij nënqielli e di se konfliktet mund të fillojnë për hajgare dhe të përfundojnë në tragjedi të mëdha. Cka po shoh në shoqërinë tonë është se ndonjëherë përdoret një fjalor i kundërshtimeve. Ku duhesh me qenë ose me ne i mirë ose me ata hajn. Kjo formë e shprehjes ma con mallin e viteve 80-ta kur një ish-shtet u cuan kështu dhe folën kundër njëri-tjetri. Ndonjëherë dueht të ndalesh dhe ta qesësh në perspektivë e të ndalesh e të përbashkohesh me dikë. Rivalitetet partiake janë në demokraci. Por armiqësia e shkakton përçarjen”, përfundoi ai në Pressing. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë