Loading…

Viti i Ri nis me fore të VV’së me kinezë: Kurti ia kalon me ‘like’ Bidenit e Macronit, madje edhe Putinit

  • 01/01/2022 | 18:29

Viti i Ri nis me fore të VV’së me kinezë: Kurti ia kalon me ‘like’  Bidenit e Macronit, madje edhe Putinit

Se rrjetet sociale dinë të pasqyrojnë dallime të mëdha nga realiteti kjo tanimë është vërtetuar. Por ajo që ra në sy mbrëmë ishte kur kryeministri i Kosovës, një vendi prej 2 milion banorëve mori 100 mijë pëlqime në postimin e tij në Facebook, madje më shumë se liderët botërorë, shkruan Gazeta Metro.


100 mijë pëlqime në total, Kurti ‘’mposhti’’ liderët botërorë anipse vendi jonë shumë i vogël e me numër të vogël të popullsisë duket krejtësisht e pamundur që të krahasohet e të lë pas vendet e botës.

Kurti mori më shumë pëlqime se lideri rus, amerikan, francez e britanik.

Presidenti rus, Vladimir Putin mori vetëm 38 mijë pëlqime, derisa Biden 49 mijë sosh.

E vetëm rreth 10 mijë mori presidenti francez, Emmanuel Macron, në urimin e tij për fundvit.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht akuzohej se me llogari të rreme po shtojnë klikime në emisione kur ishte i ftuar lideri i tij Albin Kurti.

Në shumë emisione shikueshmëria ishte përtej cdo realiteti. E për këtë ekspertët e teknologjisë kishin hasur profile të rreme, nga Kina, India e vende të largëta.

Postimi i fundit i Kurtit ishte një portret familjar me një mbishkrim ku urohej viti i ri 2022./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë