Loading…

Viti i Ri nis me rritje pagash e pensionesh

  • 14/12/2016 | 13:06

Viti i Ri nis me rritje pagash e pensionesh

Kryeministri Edi Rama njoftoi në një konferencë për shtyp se në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë një rritje pagash e pensionesh.


“Viti i Ri do të nisë me rritje pagash e pensionesh. Kjo rritje do të fillojë që nga 1 marsi”, deklaroi kreu i qeverisë, i cili shtoi se me rastin e festave të fundvitit, çdo pensionist do të marrë 6 000 lekë.

“60 mijë lekë të vjetra çdo pensionisti për fundvit, që është shifra më e lartë e dhënë për ta dhe gati e barabartë me shifrën e rritjes së pensionit vitin e ardhshëm. Kjo nuk është pak, por as edhe aq shumë sa të jemi të kënaqur”, deklaroi Rama.

Gjithashtu, kryeministri bëri me dije se do të dëmshpërblehen plotësisht familjet e përmbytura dhe fermerët që kanë humbur bagëtinë e tyre.

“Për familjet e përmbytura në vite do të bëhet dëmpshpërblimi i plotë. Shuma do të jetë nga 6.8 milionë lekë të vjetra për familje e deri në 110 milionë lekë, sipas përllogaritjes së dëmeve.

Për fermerët do të vëmë në dispozicion një fond prej 3 milionë dollarësh dhe do të kompensojmë çdo lopë të humbur nga epidemia”, u shpreh Rama.

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë