Loading…

Vitia e Obiliqi përfitojnë financim projektesh nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

  • 13/03/2019 | 17:10

Vitia e Obiliqi përfitojnë financim projektesh nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka mbajtur sot takime të ndara me kryetarët e komunave të Vitisë dhe Obiliqit ku edhe ka nënshkruar marrëveshjet për financimin e projekteve lokale për këto komuna, transmeton Gazeta Metro.


Komuna e Vitisë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka përfituar shumën prej 116.500 euro, për fillimin e realizimit të dy projekteve lokale në vitin 2019.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, iu kumtua lajmi nga ministri Lekaj se puna për kyçjen e Gërlicës në autostradën “Arbën Xhaferi” do të fillojë në qershor të këtij viti

MIT I ka ndarë komunës së Obiliqit, i ka ndarë mjetet financiare në vlerë prej 100.000 euro për asfaltimin e rrugës “Haxhi Ali Qerkezi”, për të cilën komuna do të paguaj edhe 95,000 euro/lajmi.net

Ministri Lekaj e njoftoi kryetarin e kësaj komune Xhafer Gashi, se për këtë vit në këtë komunë nga MIT do të fillojë edhe renovimi i tri rrugëve regjionale, “Hasan Prishtina”, “Isa Boletini” dhe “Llapi”

Ministri Lekaj u premtoi krerëve komunal të Vitisë e Obiliqit, përkrahje të vazhdueshme dhe i njoftoi ata se për këto projekte janë bërë planifikimet buxhetore deri në përfundimin e plotë të tyre edhe për vitet që pasojnë.

Të parët e komunave nënshkruese duke shprehur falënderim të veçantë për përkujdesjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të ministrit dhe dikasterit që ai drejton, u zotuan se projektet e mbështetura nga MIT do të realizohen sipas afateve të parapara dhe me cilësi ashtu çfarë kërkohet me specifikat e projekteve të kësaj natyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]ametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë