Loading…

Vitia tregon se kur pritet të vie kontigjenti i radhës me vaksina

  • 08/04/2021 | 17:51

Vitia tregon se kur pritet të vie kontigjenti i radhës me vaksina

Sot Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot ka  vizituar sallën ‘1 Tetori’, ku mbajti konferencë për media në të cilën tregoi për vaksinat që pritet të vijnë, shkruan Gazeta Metro.


Vitia, tha se nuk ka pasur asnjë njoftim se ndonjë nga të vaksinuarit ka pasur efekte anësore, derisa ka bërë apel te qytetarët ta marrin atë, pasi është e sigurt. “Unë kuptova që asnjë person që është vaksinuar deri tani nuk ka pasur asnjë efekt anësorë, i cili do të mobilizonte ekipin e qendrës për intervenim. Vaksina është e sigurtë dhe ftoj të gjithq qytetarët mbi moshën 80 vjeç të vaksinohen”, ka thënë ai.

Ai njoftoi se nga fundi i muajti prill ose maj, pritet furnizimi me kontingjentin e radhës me vaksina nga COVAX.

“Ne jemi duke diskutuar me secilin nga vendet mike për mundësinë e ofrimit të vaksinave si donacion. Një pjesë e këtyre vendeve kanë bërë vaksinimin e një numri më të madh të qytetarëve të tyre, por duhet ta kemi parasysh që të gjitha shtetet po përballen me këtë problematikë, dhe pa vaksinuar qytetarët e tyre është problematik që të furnizojnë Kosovën”, ka shtuar ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë