Loading…

Vitin e ardhshëm fillon ndërtimi i autostradës Merdarë-Nish

  • 17/03/2017 | 11:43

Vitin e ardhshëm fillon ndërtimi i autostradës Merdarë-Nish

Dokumentacioni i projektit për autostradën nga Nishi për në Merdarë prej 77 kilometrash do të kryet deri në verë, ndërsa punimet në ndërtim mund të fillojnë vitin e ardhshëm.


Këtë ka deklaruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e ndërtimit, trafikut dhe infrastrukturës së Serbisë Zorana Mihajlovic, transmeton Gazeta Metro.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se cilat punime priten pas samitit të Sarajevës në të cilin është biseduar për projektet regjionale infrastrukturore, Mihajlovic ka thënë se gjithqysh do të ndërtohet autostrada Nish-Prishtinë.

“Po kryhet dokumentacioni projektues dhe teknik gjatë verës, të cilin e financon Fondi evropian për Ballkanin Perëndimor. Besoj se në Trieshtë sivjet do të bisedohet për mënyrën e financimit”, ka thënë Mihajlovic.

Ajo ka thënë se Serbia së shpejti do të përfundoj eksproprijimin e  tokave dhe nëse kryet dokumentacioni deri në gjysmën e këtij viti dhe nëse hyjnë në modelet e financimit mund të filloj ndërtimi vitin e ardhshëm, transmeton gazetametro.net.

Ministrja ka vlerësuar si joserioze deklaratën e Vuk Jeremic’it se qeveria me projektin e autostradës Nish-Prishtinë po ndihmon krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke theksuar se autostradat janë mënyra më e mirë që Serbia të lidhet me rajonin.

Ajo ka thënë se mesazhi kryesor i bisedës në mes të kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit serb Aleksandar Vucic ishte pikërisht lidhja infrastrukturore e autostradës Nish-Prishtinë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë