Loading…

Vitin e kaluar në Prishtinë u rrënuan 30 objekte pa leje

  • 16/01/2021 | 10:05

Vitin e kaluar në Prishtinë u rrënuan 30 objekte pa leje

Komuna e Prishtinës – Drejtoria e Inspekcionit, po vazhdon me rrënimin e objekteve pa leje. Vetëm në janar të këtij viti janë rrënuar tre ndërtime pa leje.

I pari i Inspekcionit, Adonis Tahiri, ka treguar se vetëm gjatë vitit 2020 është marr vendim që të rrënohen 30 objekte.

“Inspeksioni nuk lëshon leje të ndërtimit, mirëpo ne në secilën rast që kemi vërejtur tentim për ndërtim pa leje kemi ndërmarr masa dhe janë 30 rrënime që janë bërë gjatë vitit të kaluar, tri të tjera janë bërë vetëm këtë javë, dhe në vazhdimësi inspektorët e ndërtimit janë në teren duke mbikëqyrur zbatimin e ligjit”.

Mirëpo, numri i vogël e inspektorëve po u vështirëson punën, por sipas Tahirit përmes bashkëpunimit me Policinë dhe nivelin qendror po menaxhohet situata.

“Ne kemi numër të vogël të inspektorëve që edhe para pandemisë kemi pasur problem për me mbërri secilën temë e lëre më tash që janë shtuar çështjet me të cilat duhet të merremi, mirëpo po e përsërisë që fal bashkëpunimit me policinë dhe nivelin qendror po arrijmë që ta menaxhojmë situatën si duhet”, tha Tahiri, për Ekonomia Online.

500 euro është gjoba maksimale që jepet në rast se ka shkelje gjatë ndërtimit të objekteve, ka sqaruar Tahiri.

“Secili prej inspektorëve të ndërtimit e inspekton zonën e vet në vazhdimësi dhe për çdo shkelje ne shqiptojmë gjoba dhe fatkeqësisht gjoba maksimale që mund ta jep inspektori i ndërtimit është 500 euro, mirëpo shpeshherë edhe kjo është e mjaftueshme për të ngritur vetëdijen e atyre që ndërtojnë”.

“…ka pasur gjoba në vazhdimësi dhe ne funksionojmë si grup bashkë me inspektoratet e nivelit qendror dhe me policinë e Kosovës dhe si statistike kjo mund të gjendet në inspektoratin sanitar të AVUK-ut për shkak se ata i prijnë aksionit përderisa ne ju ndihmojmë, pra jemi duke funksionuar si grup që gjendja të menaxhohet sa më mirë”, tha Tahiri.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë