Loading…

Vizat amerikane mund t’i vazhdoni edhe në Prishtinë

  • 22/11/2016 | 13:58

Vizat amerikane mund t’i vazhdoni edhe në Prishtinë

Për të vazhduar ivizën amerikane nuk do të keni nevojë që të shkoni në Shkup. Vazhdimi i saj nga sot mund të bëhet edhe në Prishtinë.

Ky është njoftimi që ka dhënë Ambasada e Amerikës në Kosovë, ku ndër tjera thotë se ‘nëse keni vizë valide, nuk duhet të prisni derisa ajo të skadojë para se të aplikoni për një vizë të re.

“Shtetasit e Kosovës që posedojnë vizat B1/B2, C, D, C1/D, I, F, M, O, ose J ( ende të vlefshme ose të skaduar jo më shumë se 48 muaj më parë), apo vizat E, H, L, P, ose R (ende valide ose të skaduar jo më shumë se 12 muaj më parë), dhe kanë dhënë një seri të plotë të shenjave të gishtërinjve, janë legjitim për Programin e Ridhënies së Vizave. Aplikantët duhet të jenë në Kosovë në momentin që aplikojnë. Nëse keni vizë valide, nuk duhet të prisni derisa ajo të skadojë para se të aplikoni për një vizë të re”, thuhet në një njoftim të kësaj ambasade, transmeton gazetametro.net.

Në këtë njoftim bëhet e ditur po ashtu se për vazhdimin  e kësaj vize nuk do të ketë trafië shtesë. “Por aplikantët duhet të paguajnë tarifën e rregullt MRV, që cila varet nga klasa e vizës që aplikoni. Pagesat MRV që bëhen përmes bankave lokale nuk pranohen për rastet e përpunuara në Prishtinë. Aplikantët duhet të paguajnë në sistemin konsullor në Prishtinë. Zyrtari Konsullor rezervon të drejtën të kërkojë që çdo aplikant të jetë i pranishëm personalisht”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë