Loading…

Vizitat e shpeshta të Kurtit, Haskuka: S’është ide e keqe me bujt Albini në Prizren, është shumë me rëndësi

  • 04/11/2021 | 09:21

Vizitat e shpeshta të Kurtit, Haskuka: S’është ide e keqe me bujt Albini në Prizren, është shumë me rëndësi

Kryetari aktual i Prizrenit, Mytahet Haskuka, i cili është në balotazh për raundin e dytë të zgjedhjeve, ka qenë i ftuar në emisionin “dPt te Fidani” mbrëmjen e së mërkurës.

I pyetur për akuzat e opozitës se kreu i VV’së, Albin Kurti, po shkon shpesh në Prizren dhe se këtë po e përdor për të bërë fushatë për Haskukën, madje sipas opozitës Kurti “veç sa s’po bun atje”, Haskuka është përgjigjur se nuk do ishte keq edhe të bunte Kurti në Prizren, pasi sipas tij, Prizreni është shumë me rëndësi.

“Po duhet me bujt Albini, se Prizreni është shumë me rëndësi. Po, Albini vjen, por vjen edhe për shkak të projekteve që janë duke u finalizua. Sot kemi finalizuar impiantin e ujërave të zeza, është qyteti i parë i madh i cili ka impiantin për ujëra të zeza, normal që ka me ardhë Albini, kjo nuk është promovim. Kemi pasur edhe disa projekte tjera të cilat kanë përfunduar, por nuk është keq edhe me bujt, ide e mirë, kam me i thënë Albinit le t’rrin”, ka deklaruar Haskuka.

Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje është në balotazh me Shaqir Totajn e Partisë Demorkatike të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
mar[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë