Bujar Nishani do të bëhet presidenti i parë i Shqipërisë që bën vizitë në Luginën e Preshevës.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, presidenti Nishani do të shkoi në Bujanoc, pikërisht me 7 mars, kur është edhe 130 vjetori i Shkollës së Parë shqipe.
Lajmi për shkuarjen e Nishanit në Preshevë është konfirmuar nga burime të mediave atje, brenda Presidencës shqiptare.
Ndryshe, edhe liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës e kanë mirëpritur vizitën e Nishanit, të cilën e kanë cilësuar si historike./gazetametro.net