Loading…

Vizitor i pazakontë në SHBA: Aligatori hyn në një furrë buke

  • 04/11/2026 | 10:59

Vizitor i pazakontë në SHBA: Aligatori hyn në një furrë buke

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Southport, në Karolinën e Veriut, ku një aligator rreth 90 centimetra i gjatë është futur brenda një furre buke, duke e zënë në befasi pronarin e saj.


Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur zvarraniku hyn në lokal përmes derës së pasme, kalon nëpër kuzhinë dhe vazhdon drejt pjesës së përparme të dyqanit.

Pronari i biznesit, Jesse Driscoll, është përballur papritur me kafshën pranë banakut. I befasuar nga situata, ai ka kontaktuar menjëherë shërbimet emergjente, duke pranuar se një vizitë e tillë nuk kishte qenë asnjëherë në imagjinatën e tij.

Fatmirësisht, në kohën e incidentit furra “Bagel Dock Express” nuk ishte e hapur për klientët. Policia e Southportit, në bashkëpunim me shërbimet për mbrojtjen e kafshëve, arriti ta largojë aligatorin pa shkaktuar dëme apo lëndime.

Pas kësaj ngjarjeje të pazakontë, vetë biznesi reagoi me humor në rrjetet sociale, duke shkruar se lajmi për bukët e freskëta kishte mbërritur madje edhe deri në kënetë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë