Policia e Kosovës ka arrestuar të miturin i cili dyshohet se ka vjedhur pajisje elektronike në shtëpinë e axhës së tij në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar Policia, me ç’rast ka treguar se ngjarja ka ndodhur dje në orën 13:20, shkruan gazetametro.net.
‘Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar i moshës së mitur nën dyshimin që kishte vjedhur disa pajisje elektronike shtëpiake në shtëpinë e axhës së tij viktimës mashkull K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje’, ka njoftuar Policia.
Ndërkaq, më urdhër të prokurorit i dyshuari është intervistuar e më pas është dërguar në mbajtje./gazetametro.net