Loading…

Vjedhin laptopë në shkollë, arrestohen 4 persona

  • 16/11/2016 | 11:28

Vjedhin laptopë në shkollë, arrestohen 4 persona

Policia e Rajonit të Ferizajt, ka njoftuar se ka arrestuar katër persona nën dyshimin për vjedhje të rëndë.

Të arrestuarit sipas policisë janë A.I. 19 vjeç, F.B. 18 vjeç, G.S. 19 vjeç dhe M.S. 21 vjeç.

Ata dyshohen se kanë hyrë me forcë në zyrat e shkollave të mesme “Elena Gjika” dhe “Shaban Hashani” në Ferizaj, nga ku kanë vjedhur tre loptopë, tre projektorë dhe një skaner me pajisjet përcjellëse.

Gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë