Loading…

Vjedhja e mbi 2 milionë eurove: Ministria e Infrastrukturës thërret konferencë për media

  • 27/10/2020 | 12:23

Vjedhja e mbi 2 milionë eurove: Ministria e Infrastrukturës thërret konferencë për media

Skandali me vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Republikës së Kosovë, ka shtyrë Ministrinë e Infrastrukturës, të thërras konferencë për media, shkruan Gazeta Metro.


Vjedhja 2 milionë e 77 mijë euro nga Thesari i Republikës së Kosovës ka shkaktuar skandal brenda institucioneve të vendit, përkatësisht, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës.

Ministrja e Infrastrukturës ka lajmëruar se sot në orën 13:30 do të mbajë konferencë për media, për të dhënë detaje të reja rreth këtij skandali.

“Ministria e Infrastrukturës informon median se sot, e martë (27 tetor 2020), në ora 13:30, organizon konferencë për medie, lidhur me raportimet e medieve për vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit”, thuhet në njoftim.

2 milionë e 77 mijë euro në mënyrë ilegale ishin transferuar më 9 tetor, nga Thesari Shtetit në llogarinë e kompanisë private “LDA Group” SH.P.K, pronë e Valon dhe Kadri Shalës.

Nga Thesari tek kompania ishin kryer katër transaksione: 622 mijë euro; 375 mijë euro; 330 mijë euro; 750 mijë euro.

Bazuar në dosjet e Prokurorisë së Shtetit, ekzekutimi i pagesave ilegale nga Thesari i Shtetit në llogarinë e “LDA Group” Sh.P.K përfundoi brenda tetë minutave.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, Kadri Shalës, pronar i kompanisë “LDA Group”, të cilit i janë transferuar 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit, është dorëzuar tek organet e rendit, i cili pas 5 orëve intervistim, atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë