Loading…

Vjedhja e pulave që u raportua në polici dhe KFOR

  • 11/12/2016 | 11:16

Vjedhja e pulave që u raportua në polici dhe KFOR

Një e moshuar në fshatin Potërç i Eperm të Klinës, thotë se është në hall nga hajnat, të cilët po ja vjedhin pulat.

Kata Petanic Grujic 74 vjeçe u ka thënë mediave serbe se është hera e gjashtë që po ja vjedhin pulat, ndërsa vetëm natën e kaluar asaj i janë vjedhë 25 copë, transmeton gazetametro.net.

Ajo thotë se rastet i ka raportuar te Policia e Kosovës, por edhe te KFOR’i, dhe pavarësisht kësaj, ende vazhdon të përballet me hajnat që deri tani sipas saj i kanë vjedhur rreth 76 pula.

E moshuara ka thënë se pret nga dikush që të ja kompensoj dëmin e shkaktuar, qofshin ato autoritetet e Serbisë apo të Kosovës.

“Herët në mëngjes, pas të ftohtit të fortë shkova si çdo mëngjes t’u jap ushqim pulave. Për habinë time në kotec ku i kisha lënë 28 pula, pash vetëm 3. Hajnat më kishin vjedhur 25 prej tyre”, ka thënë Kata, duke shtuar se për këtë ndihet shumë e mërzitur.

Sipas saj, hajnat kishin bërë një vrimë të madhe në gardh, duke u futur në oborr, e më pas nga koteci i kishin vjedhur pulat.

Ajo tha se ka njoftuar policinë e Kosovës e cila ka shkuar menjëherë për ta hetuar rastin.

“Policët erdhën menjëherë dhe filluan që ta hetojnë rastin. Përveç policisë për vjedhjen i kam informuar edhe KFOR’in në Pejë”, ka thënë Kata, e cila po vlerëson se dëmi i shkaktuar nga të gjitha vjedhjet kap vlerën e 1 mijë e 600 euro. /gazetametro.net

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë