Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti, pasi që dyshohet se ka kryer një vjedhje të rëndë me 21 tetor të këtij viti në fshatin Kabash të Komunës së Vitisë.
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, pasi që janë gjetë dëshmi të qëndrueshme lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka marr vendim që i dyshuari të ndalet në mbajtje për 24 orë”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Policisë së Kosovës në Gjilan.
Gjithashtu në komunikatë thuhet se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar pasi që dyshohet se personi në fjalë ka bashkëvepruar edhe më dy të tjerë të dyshuar./gazetametro.net