Loading…

Vjedhje e rëndë në Lipjan, 6 në prangat e Policisë së Kosovës

  • 28/11/2022 | 22:33

Vjedhje e rëndë në Lipjan, 6 në prangat e Policisë së Kosovës

Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga të hënën pasi Policia e Kosovës i arrestoi ata nën dyshimin për vjedhje të rëndë.


Sipas forcave të rendit, personat e arrestuar dyshohet se një ditë më parë kanë kryer një vjedhje e cila konsiderohet të kapë vlerën e 150 mijë eurove.

“Rasti ka ndodhë në Janjevë, saktësisht në një objekt (punëtori), ku të vjedhura janë raportuar gjësende që arrijnë vlerën rreth 150000 euro: pjesë të makinave për përpunimin e plastikës, mjete të ndryshme të punës, 10 kallëp të metalit për përpunimin e plastikës, 8 ngrohëse që shërbejnë për shkrirjen e plastikës, 5 pompa të ujit, 1 trafo e rrymës/furnizues për makinën e shkrirjes së plastikës të cilat janë gjetë dhe sekuestruar nga ana e policisë” – thuhet në njoftim.

Tre nga personat e arrestuar, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore,  janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit  me vendim të prokurorit, i kanë dorëzuar gjësendet e sekuestruara, pronarit legjitim, njoftoi policia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë