Loading…

Vjedhje e rendë në Prishtinë, arrestohen dy persona

  • 13/07/2019 | 12:10

Vjedhje e rendë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Policia Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre të dyshuar, meshkuj, të cilët janë zënë në flagrancë duke vjedhur derivate, transmeton Gazeta Metro.


Në rrugën Ahmet Krasniq, në Prishtinë dy persona të dyshuar janë kapur në flagrancë duke vjedhur derivate në nje pompë të kryeqytetit, me ç’rast policia ka konfiskuar një Golf II me targa vendore në të cilin janë gjetur nëntë kanistra (25 litërshe) të mbushura me naftë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 12.07.2019 – 01:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit, janë zënë në flagrancë duke vjedhur derivate në një pompë derivatesh. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një veturë Golf II me targa vendore në të cilën kanë qenë nëntë kanistra (25 litërshe) të mbushura me naftë. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në raportin policorë./gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë