Loading…
Vjedhje profesionale në Prishtinë: Derisa një qytetare ishte ulur në kafiteri, kuleta e saj i vidhet nga çanta
  • 14/03/2019 | 21:45

Vjedhje profesionale në Prishtinë: Derisa një qytetare ishte ulur në kafiteri, kuleta e saj i vidhet nga çanta

Krenare Shabani, banore e Prishtinës ka publikuar një video në Facebook’un e saj personal derisa një person i vjedh kuletën e saj personal nga çanta, transmeton Gazeta Metro.


Shabani ka deklaruar se gjatë ditës së marte derisa ishte në një lokal në rrugën B në Prishtinë, një person i panjohur ka vjedhur nga çanta e saj kuletën.

Ajo i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta ndihmojnë në identifikimin e personit që ka vjedhur asaj kuletën, transmeton Gazeta Metro.

Më poshtë mund ta shikoni videon dhe kërkesën e saj:

Fatkeqësisht dje me datë 13.03.19 rreth orës 2 në një lokal në rrugën B në Prishtinë, një person i moshuar ka vjedhur kuletën time nga çanta ashtu siç vërehet në videon e mëposhtme. Ju lus ta shpërndani këtë video me të tjerët dhe ndoshta dikush mund t’i identifikojë personat ose nëse dikush i gjen dokumentat,të më kontaktojë. Faleminderit

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë