Loading…

Vjen deklarata ‘bombë’ e ish deputeti të VV’së: ‘Partia e Kurtit ka marrë para nga të gjithë edhe në Shqipëri, përveç këtij biznesmeni’

  • 05/10/2022 | 22:09

Vjen deklarata ‘bombë’ e ish deputeti të VV’së: ‘Partia e Kurtit ka marrë para nga të gjithë edhe në Shqipëri, përveç këtij biznesmeni’

Biznesmeni si dhe ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Folrin Krasniqi, ka thënë se subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë para nga të gjithë edhe në Shqipëri, përveç biznesmenit kosovar, Ramiz Kelmendit, shkruan Gazeta Metro.


Krasniqi duke folur në ‘Politico’, ka thënë se ka qenë vet ai i cili iu ka trokitur plotë njerëzve në derë për t’iu kërkuar para për VV’në e Albin Kurtin.

Gjithashtu ka shtuar se ky subjekt politik i udhëhequr nga kryeministri Kurti, ka marrë para nga të gjithë, edhe në Shqipëri.

Ai tutje ka bërë të ditur se VV ka marrë para nga biznesmen në Kosovë dhe Shqipëri. Ndërsa ka thënë se para nuk ka në marr vetëm nga biznesmeni Ramiz Kelmendi.

“Kanë marrë para nga të gjithë përveç Ramiz Kelmenidt, nuk mund t’i përmendi emrat e biznesmenëve sepse unë kam shkuar vet në shtepitë e tyre e ua kam kërkuar, bile edhe në Shqipëri”, shtoi Krasniqi./gazetametro.net

Krasniqi: VV e ka kaluar ‘kufirin’ kur ka bashkëpunuar me gupe shumë të rrezikshme, vehabistët dhe selefistët

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë