Sonte do të fillojë nata e para e Festivalit të Këngës në RTSH, natë e cila shënon edhe edicionin e 55-të të këtij festivali.
Artistët pjesëmarrës gjatë këtij edicioni do të jenë: Yll Limani, Genc Salihu, Linda Halimi, LYBNX, Neki Emra, Xuxi, Xhesika Polo, Tiri, Linda Ruka, Elson Braha, Albulen Hashari dhe Flaka Krelani.
Flaka Krelani do te jetë konkurentja e cila do të bëjë hapjen e kësaj nate.
Festivali i Këngës në RTSH, nuk është vetëm arenë në të cilët përballen vlerat e muzikës së lehtë shqiptare, po që nga viti 2003 është festivali i vetëm garues për prezantimin e muzikës së lehtë shqiptare me të cilën fituesi do të garojë për në Eurosong.
Arritja më e madhe në skenën e Eurosong, që ka fituar këtë festival është Rona Nishliu me këngën garuese Suss e cila është rradhitun në vendin e pestë.