Loading…
Vjen gara e radhës nga Red Bull Regin, ekipi fitues shkon në Toronto të Kandasë
  • 24/06/2019 | 15:20

Vjen gara e radhës nga Red Bull Regin, ekipi fitues shkon në Toronto të Kandasë

Red Bull Reign është garë basketbolli, e cila perdor një sistem unik të rregullave duke u bazuar në rregulloren e FIBA-s, me sistemin e veçant të vlerësimit, sistemit kumulativ.


Ekipi me më së shumti pikë vazhdon përpara. Me më shumë se 25 shtete, ekipet nga 4 lojtarë garojnë në ndeshje 10 minutëshe.

Gara është e hapur për ekipe nga 3 deri në 4 lojtarë, të moshës 16 +; Pjesmarrës meshkuj dhe femra janë të mirseardhur.

Ekipet do të garojnë me shkathtësi dhe shpresë që të fitojnë një udhëtim special në Toronto, Kanada, për të përfaqësuar Kosovën në finalen botërore.

Gara zhvillohet sipas datave dhe qyteteve më poshtë:

26.06.2019 – Prishtine,Fusha e sportit në Gërmi (Koshat) 16:00
28.06.2019 – Prizren, Fusha e sportit Andrra 16:00

FINALJA KOMBËTARE:

30.06.2019 – Prishtinë, Parkingu pranë Biblotekës Kombëtare, 16:00

– Kualifikimet organizohen në formatin e raundeve. Raundi i parë do të përbëhen nga 12 ekipe të cilat do të përcaktohen me anë të shortit të hedhur. Nga te cilat 8 ekipe me më së shumti pikë vazhdojnë në raundin e dyte.
– Në fazën e kualifikimeve do të marrin pjesë 24 ekipe (4 Grupe me nga 6 ekipe).
– Finalja Kombëtare mbahet në Prishtinë ku 8 ekipet fituese nga secili qytet do të ndeshën ndërmjet vete.

Në datë 30 Qershor, Parkingu pranë Biblotekës Kombëtare, në orën 16:00 zhvillohet Finalja Kombëtare e cila do të përcaktoj grupin fitues njëkohësisht dhe përfaqsuesen Kosovare në Kanada.

Formo skuadrën, regjistrohu dhe bëhu pjesë edhe ti!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë