Nata e parë e gjysmës finale për Festivalin e Këngës Magjike, në edicionin e 18-të do të vijë sonte. Pjesmarrës për këtë natë do të jenë 16 zëra të konkurrentëve të cilët morrën votën për tu ngjitur në këtë skenë gjatë konkurrimit në “ E Diela Shqiptare”.
Nata e parë e gjysëm finale do të jetë sonte, ndërsa nata e dytë do të jetë të enjten, e nata përfundimtare finalje do të mbahet të shtunën.
Përveç prezantuesit të zakonshëm Ardit Gjebrea sonte atë do të shoqërojë dhe Elia Zaharinë, e cila ishte pjesë e Këngës Magjike si këngëtare para disa viteve.
Kënga Magjike ndër vite është cilësuar si festival i ndryshimeve, edicioni i parë i këtij festivali është mbajtur në vitin 1999, ku ky festival solli shumë artist të rinjë tregun shqiptarë.