Loading…

Vjen lajmi i madh për Michael Schumacherin

  • 11/09/2019 | 14:24

Vjen lajmi i madh për Michael Schumacherin

Michael Schumacherit raportohet se i është kthyer vetëdija pasi një trajtimi që ka marrë në në Paris, raportojnë mediat franceze, transmeton Gazeta Metro.


Të hënën, ish-piloti gjerman është dërguar me ambulancë në një spital privat në Paris për ‘trajtim sekret’. Tani besohet se ka pasur zhvillime të mëdha në gjendjen e legjendës së Formula 1, i cili po trajtohet në spitalin “Georges Pompidou”.

“La Parisien” raporton se Schumacher është pranuar për transfusion të qelizave, trajtim i cili ka shkuar shumë mirë, përcjell ‘Sheshi’.

Menaxhmenti i Schumacher nuk ka pranuar ta komentojë këtë raporton dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare nga spitali në lidhje me gjendjen aktuale të gjermanit.

Sidoqoftë, gazeta franceze ka një infermiere ka mësuar se Schumacher ka treguar shenja të shërimit.

“Po, Schumacher është duke u trajtuar. Mund t’ju siguroj se ai është me vetëdije”, tha infermierja për gazetën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë